SKANDALI/ Gent Gazheli “Drejtori Çorape” ka punësuar nënë e bijë në Dogana!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.04.2022, 11:05

Ju kujtohet Gent Gazheli? Ish-ambasadori shqiptar në Turqi i cili në 2019-ën braktisi Alvin Berishën në kampet e Sirisë? Pas skandalit të publikuar nga mediat, Gazheli i dorëzoi dorëheqjen Ramës.

Më pas Gazhelin, i njohur ndryshe si ‘çorapja’ (nofkë kjo e vënë nga shokët e tij në Doganë ku dhe punoi për një kohë të gjatë duke e nisur karrierën si roje), Rama e riktheu pikërisht në Dogana duke e emëruar Drejtor të Përgjithshëm.

I besuari i Ramës u emërua sëbashku me langot e tjerë anëtar i Bordit të Kontrollit të Çmimit të Naftës. Ai është në postin e dhuruar nga Rama prej 3 vitesh, dhe ju mund të pyesni… Çfarë ka bërë Gazheli kaq shumë kohë në këtë institucion ku ka vjedhje galopante?!

Përgjigjen jua japin faktet!

Gazheli ka punësuar nënë e bijë në Dogana. Njëra Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore kurse e bija në një tjetër sektor brenda Doganës. Alfreda Trajani Drejtoresha e Burimeve Njerëzore ka punësuar të bijën Gestina Trajani tek Drejtoria e Antitrafiqeve.

Gazheli e ka kthyer Drejtorinë e Doganave në një pazar të familjarizuar rryshfetesh e nepotizmash për të fituar një vend pune në këtë institucion.

Emërimet me gjak të njëjtë që ai ka bërë në instirucionin që drejton, shkelin ligjin për DAP i cili përcakton: Ndalohet të ushtrojnë detyrën brenda një institucioni publik punonjës të lidhur mes tyre me lidhje familjare, gjinie apo krushqie.

Rezulton se është bërë publike një letër e një ish-punonjësi të këtij institucioni e cila u është dërguar nëndrejtorave të tjerë më 6 Janar të këtij viti. Letra tejet e gjatë, përmban denoncime dhe nxjerr në dritë të gjithë çorbën e korrupsionit të Gent Gazhelit në Doganë.

NJË PJESË E SHKURTËR PREJ SAJ: “Ti Drejtor i Përgjithshëm, je i kapur në flagrancë për bashkëpunim me abuzuesit dhe përfituesit e paligjshëm. Që në muajin Korrik e Gusht të vitit të kaluar ke patur në tavolinë një denoncim me emër e mbiemër, bërë nga Shefi i Zyrës Së Mbikqyrjes Durrës për paligjshmëri e shkelje proceduriale në zyrën apriori. Mund të pyes se çfarë ke bërë për këtë çështje?

Asgjë, përveç faktit se menjëherë pas denoncimit u turrën sekserë tuaj pranë DPD për të mbyllur problemet e denoncuara. Edhe tani pas 5 deri 6 muaj nuk ka një raport për këtë çështje.

Ndërsa ti e zgjidhe me ngutje për t’i ardhur në ndihmë atyre duke më dëbuar nga zyra e doganës Durrës, a thua se isha unë i denoncuari problemi.

Ti Drejtor i Pergjithshëm nuk ke patur, nuk ke dhe asnjëherë nuk do të kishe mundësinë të më godisje për çështje pune, etike, paaftësie, abuzimi, përfitimi apo korrupsioni. Ti thjesht shfrytëzove një karrige, një kalem dhe një tufë vesesh të padenja për një burrë e nje drejtues, thjesht për kënaqje egosh të njerëzve po aq të vegjël sa ti, që për motiv jetësor të qenies se tyre kanë pangopësinë, babëzinë, lukuninë e përfitimit.

Me të vërtetë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave një person me ndërgjegje kaq mizerabël sa që bëhet pjesë e skemave të dikujt apo disave për të larguar dikë sepse thjesht ky eshte dëshmitar apo jo bashkëpunues në veprime të kundraligjshme për interesa korrupsioni”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit