Muaji i shenjtë i Ramazanit sapo ka nisur, teksa të gjithë besimtarët myslimanë janë në ditën e parë të agjërimit. Shumë figura publike në vendin tonë kanë uruar agjërim të lehtë për këdo myslimanë, ndërsa disa po agjërojnë edhe vetë. Ka qenë Shkëndije Mujaj, një ndër këngëtaret dhe vajzat që dikur i bënte ‘zbor’ twerk-ut, që sot përmes një story në Instagram ka uruar begati dhe agjërim të lehtë e të pranuar në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit. Si një agjëruese e cila prej vitesh kryen ritualet fetare të Islamit, Shkëndija tregon të mirat që i ka sjellë besimi në këtë fe.
