Ashtu siç është njoftuar edhe më parë e diela e parë e çdo muaji do jetë pa makina. Ditën e nesërme në Tiranë do të kufizohet qarkullimi për automjetet nga ora 09:00-15:00 në disa prej segmenteve kryesore të kryeqytetit. Më poshtë gjeni kufizimet e qarkullimit dhe devijimet që do të bëhen.
Njoftimi i plotë:
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nesër më 3 prill në disa rrugë të qytetit. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina në date 03 prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.
– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush.
Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.