Aksidenti tragjik në Levan-Tepelenë, ky është 37-vjeçari që humbi jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2022, 09:54

Personi që shihni në foto është 37-vjeçari Indrit Rushitaj i cili humbi jetën pasditen e djeshme në një aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Mësohet se shtetasi Indrit Rushitaj duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin Fatjon Lalaj. Nga ky aksident i rëndë, Rushitaj humbi jetën në vendngjarje ndërsa Lalaj mbeti i plagosur rëndë por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Miq dhe të afërm të Rushitajt kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale duke u shprehur se ai ishte një djalë dhe shok plot energji e dritë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit