Selena Gomez e dashuruar me biznesmenin shqiptar? Këngëtarja vendos pikat mbi ‘i’ për lidhjen e përfolur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.04.2022, 06:55

Në fillim të këtij muaji Selena Gomez u pa nën shoqërinë e biznesmenit shqiptar Zen Matoshi, duke shijuar një koncert të Dua Lipa në New York. Kaq u desh që fansat e këngëtares të dyshojnë se ajo është në një lidhje me biznesmenin me origjinë nga Shqipëria.

Ndonëse një burim e afërt i Gomez tha se ata janë thjesht miq askush nuk e besoi deri në momentin kur reagoi vetë këngëtarja e huaj e famshme. Selena Gomez, ka zbuluar gjatë ditës së djeshme për jetën e saj sentimentale. Selena ka publikuar një video në aplikacionin e njohur “TikTok”, duke sinkronizuar buzët me fjalët e audios virale të King Nas.

@selenagomez

Maybe this is why I’m single. Don’t believe a damn word. 😭🤣

♬ original sound – KING NAS

Bëhet fjalë për një burrë që përmend disa komplimente në përpjekje për të bindur një grua që t’i japë atij një shans dhe gruaja nuk e merr seriozisht duke mos qenë e interesuar.

“Ndoshta kjo është arsyeja pse jam beqare”, ka shkruar Gomez në mbishkrimin e videos “Mos besoni asnjë fjalë të mallkuar.” Duket se ylli amerikan është zhgënjyer aq shumë nga dashuria saqë tanimë e ka humbur besimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit