Shqipëria fiton medalje bronxi në Kampionatin Europian të Mundjes

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 31.03.2022, 22:00

Mundja shqiptare është rikthyer në podiumin e medaljeve në Kampionatin Europian të të rriturve. Islam Dudaev, mundësi që përfaqëson Shqipërinë ka fituar medaljen e bronxtë. Në peshën deri në 65 kilogram në stilin e lirë në Kampionatin Europian të të rriturve, Islam Dudaev ka zënë vendin e tretë.

Dudaev e nisi rrugëtimin në këtë event duke mposhtur në kualifikuese maltezin Adam Vella. Më pas në çerekfinale ai u mund nga hungarezi Iszmail Muszukajev, por kaloi me suksesin sfidën për medaljen e bronztë, teksa mposhti 5-0 polakun Krzysztof Bienkowski. Një paraqitje e shkëlqyer nga Dudaev, që nderon Shqipërinë në një event kaq madhor siç është Kampionati Europian. Në këtë kompeticion kombëtarja jonë e mundjes u përfaqësua me 4 sportistë, të gjithë në stilin e lirë.

Pas këtij triumfi Dudaev tha:

Më vjen shumë mirë që përfaqësoj Shqipërinë, një vend i bukur. Për Kampionatin Evropian ishim përgatitur mirë në Azerbajxhan, dua të falenderoj Presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes Sahit Prizreni, që na e dha këtë mundësi, In ShaAllah do të kemi fitore. Jam shumë krenar që përfaqësoj Shqipërinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit