Rama kërcënon gazetaren: Do futesh në riedukim, s’ke të drejtë të më bësh pyetje për 60 ditë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 30.03.2022, 19:23

Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat sapo ka dalë nga mbledhja e kryesisë së PS-së, ku fokusi kryesor ishte dorëheqja e Alqi Bllakos nga mandati i deputetit për shkak se rezultoi i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Por në një moment Rama u duk sikur u bezdis nga pyetjet e një gazetareje, e cila i bëri disa pyetje njëkohësisht.

“Do futesh në riedukim, për 60 ditët e ardhshme nuk ke të drejtën të më pyesësh. Unë fola një herë për këto, tani nuk mund të kalojmë në faza që s’më lini të flas, se pastaj kalohet në bullizëm dhe del që i bullizuari jam unë”- i tha Rama gazetares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit