Rama ka mbledhur ministrat në një takim tek Vila 31 ditën e sotme pas vendimit të SPAK ku i kërkonte Kuvendit shqyrtimin e caktimit të masës arrest me burg për deputetin e PS Alqi Bllako.
Bllako ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Minjstrisë së Mjedisit pranë Lefter Kokës kur është dhënë koncesioni që u kthye në një aferë korruptive.
Nëse Komisioni i Mandateve i hap rrugë organeve të drejtësisë, atëherë vendi i Bllakos mbetet bosh në Kuvend për t’u zëvendësuar nga një tjetër deputet në listat e kandidatëve më 25 Prill.
Kandidati pas Bllakos ka qenë ish-ministri Pandeli Majko i renditur i 19-ti në listë me 8780 vota.