Reme Lala, e bija e Imer Lalës (i përmendur së fundmi në përgjimet e Bild ku fliste me Damian Gjiknurin për blerje votash në zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës), la kandidimin e saj në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS.
Lala ka qenë katapultuar më parë si deputete e PDIU, përfaqësuese e dibranëve në parlament por njoftoi kalimin e saj tek Rilindja në nisje të punimeve të Rrugës së Arbrit.
Ajo ishte në listat e kandidatëve për deputetë në Tiranë, në fund të listës, por njoftoi tërheqjen në mënyrë të dyshimtë. Por duket se Lala e paska patur një arsye…

Deputetja e re është emëruar drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, post i mbajtur ky nga Luneda Sufali, bashkëshortja e Besnik Halilit, përfituesit monopol të tenderave në shëndetësi të oksigjenit të lëngshëm, i përfshirë po ashtu në përgjimet e Ndranghettass italiane për pazaret e kullave kundrejt përfitimeve 20% me Erion Veliajn.

Duket se për t’i bërë drejtoreshë e SHSSH duhet të kesh patjetër kriterin e të pasurit një familjar të përfshirë në përgjime aferash korruptive dhe të dyja drejtoreshat e Rilindjes, si ajo paraardhësja dhe ajo aktualja, e plotësojnë më së miri.
Lala ka marrë urime edhe nga Tigri i cili ka pozuar me drejtoreshën e re i buzëqeshur.