Ditën e sotme SPAK ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako pasi është i përfshirë në aferat e inceneratorëve. Por nëse Komisioni i Mandateve lejon arrestimin e Bllakos atëherë një tjetër socialist merr postin e tij. Në bazë të listave të kandidatëve, në zgjedhjet e 25 prillit pas Bllakos është i renditur në listë Pandeli Majko. Majko u rendit në vendin e 19-të dhe mori 8790 vota ndërkohë që i duheshin 12602 vota për të thyer herësin. Ndërsa Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977.
Në Kodin Zgjedhor thuhet si më poshtë:
Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar.
Kjo i hap rrugë menjëherë Pandeli Majkos për të shkuar në parlament, por mbetet për t'u parë se çfarë do ndodhë në vijim.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të
klikoni këtu
për të na kontaktuar.