Maluma është një këngëtar kolumbian i cili në çdo koncert të tij që mban në vende të ndryshme të botës, përveç se performon puth edhe fansat e tij, ose e ka kthyer traditë që në çdo koncert të ‘gjuhet’ nga sytjenat e vajzave/grave që ndodhen për të shijuar koncertet e tij. Në një koncert që ka mbajtur në Luksenburg, Maluma kësaj here ka puthur një grua të martuar. E veçanta e kësaj puthje ishte se u realizua me kërkesë të burrit të gruas që shijoi buzët e Malumës në faqen e saj. Burri mbante një pankartë në duar ku shkruhej: “Puth gruan time”. Kaq është dashur dhe Maluma nuk ka nguruar, por ka puthur në faqe gruan e martuar dhe kjo me kërkesë të burrit të saj.
Po ju do të kerkoni që një i famshëm të puth të dashurën/ gruan tuaj në faqe ose buzë?

