Para pak ditësh, Denis Telo ose siç njihet ndryshe maniaku i "Myslym Shyrit" në Tiranë dhunoi dy vajza në rrugë. Dy vajzat me iniciale A.R. dhe M.R. ishin duke ecur në rrugë kur u sulmuan në mënyrë barbare nga 29-vjeçari i cili dhunon vetëm vajzat në rrugët e Tiranës. Gjatë një emisioni televiziv, dy vajzat kanë deklaruar se sapo kishin dalë nga shtëpia e tyre kur Denisi iu ka gjuajtur dhe ka nisur t'i shajë pa arsye. Më tej ato treguan se Denisi te sulmet ndaj vajzave synon fytyrën dhe kokën, ndërsa shtuan se në shkollë ai kishte qenë i bullizuar dhe se tallej nga të gjithë.
Thjesht kishim dalë nga shtëpia për të bërë pazaret. Sapo kemi hyrë në pazar, patëm sulmin dhe Denisi erdhi direkt na ka gjuajtur. Ai më ka rrëzuar në tokë, filloi të na gjuajë e të na shajë pa arsye. Syrin e kam pak më mirë. Edhe në sulmet ndaj vajzave të tjera, ka synim fytyrën dhe kokën. Përveç momentit të parë që ka sharë ndaj nesh nuk ka thënë asgjë tjetër më. Komunikimi me të ka qenë i vështirë. Dimë që ka 8 kallëzime ndaj tij në polici. Mendoj që jemi krejt rastësor, një tjetër viktimë. Denisi kapi këdo që donte ta sulmonte duke e kapur prej flokësh. Ai është larguar se kishte frikë nga djemtë. Edhe pas sulmit të dytë është larguar më pas, por e kanë arrestuar më vonë. Kemi mësuar që ka qenë i bullizuar në shkollë, e rrihnin dhe e tallnin të gjithë. Por e kanë neglizhuar.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të
klikoni këtu
për të na kontaktuar.