Oligarku Gon Papuli dëbon Bashën nga vila super-luksoze me pishinë?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.03.2022, 14:48

Pad dorëheqjes si kryetar i PD, Basha mori gjithçka la pas në atë parti e mesa duket edhe privilegjet që i jepte posti.

Ditën e djeshme u raportua në media se Basha zbrazi zyrën e tij në PD duke u zhvendosur në një zyrë të re me qira pranë qendrës ‘Torre Drin’ në rrugën ‘Abdi Toptani’.

U raportua se ai përcolli për në Holandë vajzën e tij Viktorian në aeroport dhe sipas burimeve për mediat dyshohet se po shpërngulet edhe nga vila në Long Hill ku jetonte me familjen e tij.

Të shumta ishin aludimet se super-vila luksoze me pishinë në kompleksin e lakmuar në periferi të Tiranës, ajo ku Basha jetonte, ishte dhuratë e oligarkut të ndërtimeve e markave të famshme të automjeteve në Shqipëri, Agron Papulit.

Gjatë ditëve të fundit, në vilën ku Basha jetonte prej disa kohësh janë vënë re lëvizje mobiljesh ashtu si në ish-zyrën e tij në selinë e PD.

Pronësia e vilës nuk u vërtetua kurrë, teksa zëra thonin që ishte dhuratë e oligarkut për kryetarin në atë kohë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit