“U ra të fikët”/ Çfarë ndodhi në fabrikën e “Forschner Albania”? Punonjësit u helmuan papritur

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.03.2022, 14:43

Disa punonjëse të një fabrike në Durrës kanë përfunduar në spital, pasi kanë pasur të vjella dhe kanë humbur ndjenjat. Dyshohet se kjo ka ardhur, pasi në fabrikë është hedhur helm për minjtë. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fabrikën gjermane Forschner Albania SHPK, e cila prodhon pjesë elektrike për disa lloje automjetesh.

Një punonjëse ka shkruar për JOQ dhe është shprehur se numri i personave që janë dërguar në spital është afërsisht 20. Më pas, stafi drejtues u ka thënë punnjësve që të shkojnë në shtëpi. Sipas dëshmisë thuhet që disa punonjësve u ka rënë të fikët në fabrikë.

Dëshmia e punonjëses:

Përshendetje! Janë helmuar gjysma e fabrikës. Në durrës nga helmi i miut. Në foshner Albania. Nuk e nxjerrin lajmin se duan ta mbyllin këtu. Ju lutem mos na nxirrni emrin se na heqin nga puna. Punoj këtu. Fabrike gjermane, kemi ikur ne shtëpi se filloj njerëzve duke i rene tfiket. Gati 20 persona ne spital.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit