U bë një vit që nga ndarja nga jeta e të riut Arjan Sala, 31-vjeccarit i cili sakrifikoi veten për të shpëtuar 25 persona të cilët rrezikoheshin nga flakët që përfshinë një qendër tregtare në Tiranë. Ai kujtohet si një hero, teksa shtohet dhimbja që familjarët e të ndjerit kanë për Arjan Salën, personin e dashur të jetës së tyre. E shoqja e Arjan Salës, Merita tregon mes lotëve se si po e rrit e vetme djalin e tyre 4-vjeçar. E veja e 32-vjeçarit thotë se ende e pret sikur të ishte gjallë.
Merita Sala:
Unë ende pres, pres që të vijë e të trokasë në derë, të futet sërish mes nesh, të kthehet tek unë. Që t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të. Unë dal tek dera në të njëjtën orë dhe pres që ai të shfaqet, njësoj ai atëherë kur kthehej nga puna….