Gjatë mbrëmjes së sotme, në emisionin 'Dua të të bëj të lumtur', është shfaqur historia e Mondit, polic i qarkullimit rrugor në Tirane. Ai punon në Policinë e Shtetit prej mëse 25 viteve dhe mund të thuhet që është polici më i ndershëm që ne kemi.
Gjatë emisionit, u shfaqën pamje të shtëpise ku Mondi jeton me familjen e tij, ku vërtetë kushtet ishin shumë të veshtira.
Për ta bërë të lumtur, emisioni, në bashkëpunim me sponsorë të tjerë, i dhuroi një hyrje të re Mondit.
Mund të themi me plot gojë që vjen momenti kur ndershmëria shpërblehet.