Lori, zysha e gjimnazit rekrutonte nxënës t’i fuste në grupin e LGBT: Po bëja shaka

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.12.2021, 19:58

Sipas një raporti të ri, një mësuese e një shkolle të mesme në Kaliforni, e cila pranoi se "përndiqte online” nxënësit e saj për t’i rekrutuar në një klub LGBTQ, tha se gjithçka e kishte bërë në kuadrin e talljes.

Mësuesit e shkollës së mesme Buena Vista, Lori Caldeira dhe Kelly Baraki ndezën një polemikë të vazhdueshme në distriktin e vogël shkollor në Spreckels Union pasi folën për qasjen e tyre të rekrutimit në një konferencë LGBTQ në tetor, shkruan NY POST.

“Kur ishim duke bërë mësimin virtualisht, shikonim se çfarë bënin nxënësit në Google, kur nuk bënin detyrat e shkollës”,-tha Caldeira në mbledhje. "Njëri prej tyre kishte kërkuar "Trans Day of Visibility" në Google. Dhe ne jemi thamë ta ftojmë atë në klub kur të kthehemi në klasë”.

Një i pranishëm i regjistroi vërejtjet dhe ia dërgoi gazetares Abigail Shrier, e cila më vonë shkroi për këtë çështje. Klubi LGBTQ i shkollës, i quajtur You Be You, që atëherë është pezulluar dhe mësuesit kanë qenë në pushim administrativ në pritje të një hetimi të brendshëm në vazhdim.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit