Një vrasje e mistershme trondit familjen Kardashians

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.12.2021, 12:10

Angela "Angie" Kukawski, një menaxhere biznesi dhe VIP-ash me bazë në Los Anxhelos është gjetur e vdekur brenda bagazhit të një makine. Ajo ishte 55 vjeç dhe shkaku i vdekjes duket të jetë vrasja, sipas mediave që tregojnë për një incident më 22 dhjetor në Van Nuys, Kaliforni dhe në Simi Valley, Kaliforni. Sipas një raporti lokal , një grua rreth të pesëdhjetave u zbulua e vdekur në bagazhin e një makine të parkuar në Simi Valley, në veri të Los Anxhelosit. Policia ka arrestuar të dyshuarin për vrasje, i cili duket se ka transportuar trupin nga Van Nuys në shtëpinë e një të afërmi në Luginën Simi, në orët e hershme të mëngjesit të 23 dhjetorit. Mashkulli 49-vjeçar i bardhë po mbahet me garanci prej 2 milionë dollarësh.

Kukowski ka punuar me klientë të tillë si Minaj, reperët Kanye West dhe Offset dhe, për një kohë, Kardashians si dhe pasurinë e Tupac Shakur , sipas dosjeve të qeverisë dhe bashkëpunëtorëve të kaluar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit