Drejtoria e Burgjeve vazhdon “avazin”, 400 milionë firmës së dënuar për vjedhje me tenderat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.12.2021, 22:21

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vazhdon pa ndalur “avazin” e saj. E kemi paraqitur shpesh herë rastin kur ky institucion i ka dhënë dhe vazhdon të japë tendera për kompaninë Sinani Trading. Ju duket emër i njohur? Nuk e keni gabim. Kjo kompani është lakuar në media për shkak se para se të ndryshonte emrin, quhej “M. B. KURTI" SHPK. Ish-administratori i saj i quajtur Shemsi Sinani, është akuzuar dhe më pas edhe dënuar me vendim gjykate për përfitim tenderash fiktivë dhe abuzime në lidhje me ushqimet e të burgosurve.

Për shkak të situatës jo të favorshme të krijuar për këtë kompani, Shemsi Sinani në vitin 2018 ndryshoi emrin e kompanisë në SINANI TRADING SHPK dhe vuri si administrator djalin e tij, Ledion Sinani. Kuptohet qartësisht se një veprim i tillë është bërë vetëm për të vazhduar përsëri me përfitimin e tenderave të tjerë në të ardhmen.

Dhe historia dëshmoi se kjo kompani tashmë me emrin e ri ka marrë një numër të madh tenderash kryesisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. I tillë është edhe tendri në vijim i cili ka si numër reference REF-15872-12-20-2021 dhe është organizuar përsëri nga kjo drejtori. Objekti është “Loti I: Blerje bulmet dhe nënprodukte të tij për nevoja emergjente të DPB, për të dënuarit në IEVP-te”.

Është pikërisht blerja e ushqimeve për të burgosurit e cila ka qënë dhe arsyeja kryesore e dënimit nga gjykata për vjedhje me tenderat, por ky fakt duket se nuk i bën përshtypje as drejtorit më të ri të kësaj drejtorie, Admir Abrija. Por në fakt duket se edhe ky tender i plotëson kushtet për të qenë i dyshimtë si të tjerët.

Kështu, shikohet se në garë kanë marrë pjesë vetëm 3 firma, nga të cilat njëra nuk ka ofruar fare ofertë ekonomike. Ndërkaq dy ofertat e tjera kanë qenë në vlera thuajse identike. Natyrisht fituese është shpallur firma “SINANI TRADING SH.P.K ” në bashkëpunim me “DAJTI PARK 2007 SH.P.K” të vëllezërve Qefalia. Natyrisht është e kotë të përmendet se edhe në këtë rast vlera fituese është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 82.70% e tij.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit