U divorcua nga gruaja me të cilën kishte 2 fëmijë, 44-vjeçarit i ndalohet të largohet nga Izraeli për 8 mijë vjet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2021, 16:40

Një 44-vjeçari nga Australia i është ndaluar të largohet nga Izraeli për gati 8 mijë vite, për shkak se është ndarë nga gruaja e tij me të cilën ka edhe 2 fëmijë. 44-vjeçari Noam Happert ka mbetur i bllokuar në Izrael për pjesën tjetër të jetës së tij.

Burrit i ndalohet të largohet nga vendi deri më 31 dhjetor 9999, nëse nuk paguan më shumë se 3 milionë dollarë për të ushqyer fëmijët e tyre të mitur.

Në vitin 2013, gjykata nxori një urdhër, sipas të cilit babait australian nuk i lejon të largohet nga vendi as për pushime apo punë, derisa të paguajë shumën totale të mbështetjes së fëmijëve të tyre.

"Unë kam qenë i bllokuar në Izrael që nga viti 2013."-tha ai, duke shtuar se ai ishte një nga shumë shtetas të huaj që ishin "përzënë nga sistemi i drejtësisë izraelite" thjesht sepse ishin të martuar me gra izraelite.

Αυστραλός χώρισε στο Ισραήλ και του απαγορεύεται η έξοδος από τη χώρα για… 8.000  χρόνια

Në Izrael, sipas ligjeve të divorcit, gratë mund të vendosin një ndalim udhëtimi për babain e fëmijëve të tyre për t'u siguruar që ato të marrin para për mbështetjen e fëmijëve.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit