Ditën e sotme është bërë publik një skandal i përmasave më të mëdha krahasuar me rrjedhjen e të dhënave të numrave të telefonit, vendbanimit dhe preferencës partiake, të mbledhur nga patronazhistët e PS. Gjithça ka të bëjë me një listë më të dhënat e pagës për mbi 637 mijë qytetarë shqiptarë, punonjës në sektorin publik e atë privat.
Kjo listë që i përket datës Janar 2021 po shpërndahet me shpejtësi në rrjetin social WhatsApp teksa nuk dihet burimi. Grumbullues i të dhënave janë institucionet shtetëtore pasi lista është e formatuar në Excel.
Bëhet me dije se ka nisur një hetim nga Prokuroria e Tiranës lidhur me këtë çështje ku siguria e qytetarëve shqiptarë me të gjitha të dhënat të bëra publike, nuk është më e sigurt.
Sipas të njëjtave të dhëna, 40 mijë persona kanë pagë që varion nga 100 mijë lekë- 2 milionë lekë në muaj dhe 59 të tjerë me 2 milionë-4 milionë lekë. 23 paguhen me 4 milionë-50 milionë në muaj.
RROGAT E QEVERITARËVE
Mes të dhënave gjendet edhe rroga e Edi Ramës, Ilir Metës, Olsian Çelës apo edhe kreut të SPAK Arben Krajës i cili rezulton në ndër më të lartat nga funksionet publike. Ndër rrogat në listë janë edhe ato të SHISH që supozohet të garantojnë sigurinë e qytetarëve shqiptarë.
Ilir Meta- 257 mijë lekë
Edi Rama- 228 mijë lekë (Ndihmësit e tij- Mbi 150 mijë lekë)
Kryeprokurori Olsian Çela- 320 mijë lekë
Kreu i SPAK Arben Kraja- 590 mijë lekë
PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
Elvis Naçi
Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
Arjan Sala
Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
Edi Rama
Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
Lulzim Basha
Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
Sali Berisha
Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
Marin Mema
Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
Altin Goxhaj
Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
Klodian Elqeni
I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
Armando Broja
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
Lylzim Sulejmani
Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.