Gjergj Luca është padyshim njëri nga oligarkët më të përkëdhelur të Ramës, pasi favoret që ka parë ai nga Rilindja zor se i ka patur njeri në Shqipëri. Shpesh Luca është aktiv në rrjetet sociale ku shihet nën shoqërinë e e politikanëve duke iu bërë karshillëk me dreka të shtrenjta popullit të thjeshtë që mezi shtyn muajin me rrogat e ulëta.
Së fundmi një video ka mbërritur në redaksinë tonë, ku gjatë një dreke në Lezhë dhe në momente sinqeriteti total, Gjergj Luca e pranon se ka qenë hajdut patatesh dhe se në kohën e Enverit ka qenë i dënuar me burg për vjedhje. Një gjë tjetër që vihet re është dhe standardi i komunikimit, ku disa herë gjatë fjalës së tij oligarku i Ramës përdor fjalor banal.
"Pershendetje JOQ. Ne nje katund te rriles Gjergj Luca ne momente sinqeriteti ekstrem e pranon qe ka qene hajdut patatesh"– shkruan qytetari në mesazhin e tij.