‘Qethësi’ i ARRSH i jep 2.2 MLN € nga taksat tona FUSHËS! 600.000 € dëm Buxhetit të Shtetit!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.12.2021, 19:00

Evis Berberi, titullari i ri i ARRSH, pas periudhës së suksesshme mbretëruese të Ergys Verdhos paraardhësit të tij tejet në zotë në zhvatjen e parave të shqiptarëve, duket se po e konkurron denjësisht. Berberi po e përfaqëson denjësisht mbiemrin e tij, duke ‘qethur me një dorë’ 600.000 € të Buxhetit të Shtetit, në një tender të vetëm, ashiqare, pa iu dridhur ‘brisku’ fare. Kjo situatë, megjithëse e ilustrojmë në mënyrë metaforike, është aq reale po aq edhe e trishtë, sa dikush i cili ka një vesh në fushën e prokurimeve publike, largohet nga ky shtet zhvatës dhe nuk duket më për një jetë.

Teksa çdo ditë që kalon taksat tona u shpërndahen oligarkëve dhe paratë publike shterojnë duke e futur Shqipërinë në borxh... shumica e popullit refuzon të lexojë artikuj të gjatë informues sepse i marrin 5 minuta të kohës së tyre të vyer të cilën e shpenzojnë duke bërë foto tek pema e kolegut të Berberit, Erion Veliajt, e kështu preferojnë të qëndrojnë në terr informativ dhe të bëjnë prioritare në bisedat e tyre të kafeve, emisionet me 0 vlera shoqërore e komunitare.

Në procedurën e prokurimit publik që do të trajtojmë më poshtë me objekt: “Ndёrtim rruga lidhëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA)- Autostrada Fier Vlorë”, kanë qenë pjesëmarrës 15 operatorë ekonomikë, mes tyre edhe oligarkë të fuqishëm në fushën e ndërtimit, me nam të keq përsa i përket artit të zhvatjes së parave publike. Ndër ta Shkëlqim Kapllanaj me “SHKELQIMI 07”, Yzedin Bozhaj me “Shëndelli SHPK”, Xhavit Ismaili me “ALBA KONSTRUKSION”, Labajt me COLOMBO shpk, Xhevat Vataksi me SMO UNION, Hamz Islamaj me BEIS shpk, etj.

Të 14 operatorët pjesëmarrës janë skualifikuar dhe fitues është shpallur FUSHA, duke e klasifikuar këtë procedurë prokurimi publik me FLAMUR TË KUQ, të hartuar për një klient të caktuar të qeverisë me kritere specifike, duke e nxjerrë fitues në mënyrë korruptive. Nga 14 oligarkë në lojë, Qethësi i ta dhënë 2.2 MLN € Shkëlqim Fushës, duke e kthyer në klientin e preferuar edhe të ARRSH për t’i bërë qejfin Erion Veliajt, i cili prej vitesh e ka strehuar në arkën e Bashkisë Tiranë, ku Fusha fle dhe zgjohet me xhepat plot me paratë e popullit falë tenderave.

“Nuk ka plotësuar Kriteret e Veçanta të Kualifikimit sipas pikës 2.3.6” është kjo arsyeja e cila ka skualifikuar një pjesë të mirë të oligarkëve të tjerë pjesëmarrës në tender. Por le t’i hedhim një sy kësaj pike dhe kritere të hartuara specifikisht për Fushën. Kjo pikë specifikon një përgjegjës për ndihmën e parë në punë në raste emergjence, ose e thënë thjesht një person që të mbante me dorë kutinë e ndihmës së parë, thuaj se do bënte diferencën nëse një punëtori të këtij kalibri punimesh, do t’i rrezikohej seriozisht jeta.

Dhe pika e dytë dhe e pafalshmja nga populli shqiptar sëpari, e pasuar nga organi që duhet të nisë hetimin dhe verifikimin e titullarëve që cënojnë Buxhetin e Shtetit dhe shpërdorojnë taksat tona, është falja e 600.000 € nga paratë publike Fushës, duke e shpallur fitues si operatorin me ofertën më të lartë në garë. Të gjitha kompanitë e tjera kanë ofruar vlera më të vogla se Fusha dhe megjithatë Qethësi e ka shpallur fitues duke shkelur çdo parim të PP e duke mos gjetur një zgjidhje alternative për një kuti ndihme të shpejtë që i kushtoi shqiptarëve 600.000 €.

Miq të dashur, nëse organet ligjzbatuese në këtë vend do të ishin ekzistente, ne do të ishim duke ndjekur në lajme si Qethësi dhe oligarku i tij po shkojnë pas hekurave, por derisa kjo të ndodhë (nëse), SËPAKU do të bëjmë vetë ligjin dhe Maliqin dhe do të publikojmë çdo vjedhje të shtetit për të ndërgjegjësuar popullin shqiptar, apo për të minimizuar ndjesinë e qenit i verbër para atyre çfarë ju shet ERTV në ekrane.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit