Vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, lihet i lirë vëllai i Fredi Rrushit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.12.2021, 15:11

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë masën e sigurisë për Fredi dhe Pajtim Rrushi të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Deri më tani dy vëllezërit ndodheshin në burg, por kishin apeluar vendimin. Sot gjykata e Apelit ka lënë në burg shtetasin Fredi Rrushi dhe ka liruar vëllain e tij Pajtim Rrushi i cili do të vijojë të jetë në arrest shtëpie.

Vendimi i plotë i Apelit:

Me datë 24.10.2021, në Tiranë, shtetasi me iniciale S.H ka raportuar se ka humbur kontaktet me babin e tij. Pas disa ditësh gjëndet i pajetë në zonën e Dajtit, trupi i biznesmenit me iniciale R.H. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë personat me iniciale F.Rr dhe P.Rr.

Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit për personi nën hetim F.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni 78, 278, 303 i Kodit Penal si dhe për personin nën hetim P.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni 301 dhe 303 i Kodit Penal .

Me vendimin nr. 1999 Akti, datë 10.11.2021 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Për personin nën hetim F.Rr caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”.

-Për personin nën hetim P.Rr caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Veprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim F.Rr dhe P.Rr..

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1120 , date 07.12.2021 vendosi:

-Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim F.Rr. Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim P.Rr.

-Ndryshimin e vendimit Nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim P.Rr atë të “Arrest në Shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.

-Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim P.Rr ambientet e banimit në adresën.

-Urdhërohet lirimi i menjëhereshëm i personit nën hetim P.Rr, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Ngarkohet Organi i Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendimi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit