Gjykata e Tiranës jep dënimin e rrallë për gruan që vidhte në qendrat tregtare për të “luftuar” stresin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.12.2021, 20:15

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore një 44-vjeçare dhe i është dhënë urdhri që mos t'i afrohet anjë qendre tregtare dhe dyqani që tregton veshje. Kjo masë ndaj saj ka ardhur për shkak se gruaja akuzohet se ka vjedhur veshje, pasi kur ndihej e stresuar, përdorte qendrat tregtare si antistres. Gjyqtari i çështjes e dënoi gruan e quajtur Enela, që të qëndrojë 16 muaj larg dyqaneve, raporton Tch.

Pasi ajo ka dalë nga një qendër tregtare, menjëherë ka nisur të bjerë alarmi dhe pas kontrolleve u zbulua se ajo kishte vjedhur veshje dhe nuk kishte paguar për to. Në seancën gjyqësore, Enela u shfaq e penduar dhe tha se nuk e mbante mend se si e kishte kryer këtë veprim. “Nuk e mbaj mend si e kreva këtë veprim, por hyj në qendra tregtare sa herë jam e shqetësuar”- ka deklaruar ajo.

Në kontrollin fizik, ku ka dalë nga qendra tregtare asaj i janë gjetur një palë pinca të cilat i përdorte që të largonte sinjalin në rrobat që merrte. Mësohet se ajo është nënë e dy fëmijëve dhe se çdo ditë monitorohet përmes telefonit ose nga shërbimi i provës, nëse po e respekton dënimin që i është vendosur apo jo.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit