Fier/ Super aksion i policisë, arrestohen 3 persona: Baste sportive në telefon

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.12.2021, 09:45

3 persona janë arrestuar, 2 janë proceduar dhe një është shpallur në kërkim, për ushtrimin e lojërave të fatit në Fier. Policia e Fierit njofton se bazuar në informacionet e marra në rrugë policore për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati dhe fshehjen e të ardhurave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Forebet”.

Operacionet e arrestimeve të personave që vrasin në mes të ditës janë lënë në mes, ndërsa operacionet e llotove, zhvillohen çdo ditë.

Njoftimi:

U arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 26 vjeç (punonjës), u procedua penalisht shtetasi F. Xh., 16 vjeç(punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. B., 46 vjeç (pronari i lokalit) pasi gjatë kontrollit të lokalit në lagjen “Apollonia”, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 aparate celularë.

U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Kastrioti” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale aparati celular.

U arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Apollonia” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.

U procedua penalisht shtetasi O. Ç., 17 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin e shtetasit L. P në lagjen “16 Prilli” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara,” “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit