Lionel Messi i pasuksesshëm në biznes: Hoteli i tij 30 mln eurosh do të shembet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.12.2021, 17:55

Lionel Messi ka fituar së fundmi Topin e Artë të shtatë, por gjërat nuk po shkojnë mirë për argjentinasin në tregun e pasurive të paluajtshme. Mësohet se një hotel luksoz i blerë nga kampioni argjentinas në jug të Barcelonës mund të duhet të prishet me urdhër të një vendimi gjykate. Kur ishte në blaugrana, Pulce’, në vitin 2017, ai bleu hotelin Mim Sitges, jo shumë larg pronës së tij private, për 30 milionë euro. Pa e ditur ai, objekti i akomodimit do të rrezikohej nga prishja sepse ndërtesa kishte shkelur rregulloret e planifikimit urban. Për më tepër, pronari i mëparshëm kishte qenë në dijeni të parregullsive dhe urdhrit të prishjes në momentin e blerjes nga Messi.

El Confidencial raporton se sulmuesi i PSG-së nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje. Hoteli me katër yje, me spa dhe 77 dhoma, menaxhohet nga grupi Majestic Hotel dhe ndodhet 50 metra larg plazhit në resortin turistik të Sitges.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit