Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka bërë me dije se nga java e ardhëshme do të ketë rënie të çmimeve të derivateve të naftës.
Ai ka thënë se rënia ka nisur e çmimeve ka nisur nga mbrëmë, por rënie më të theksuar do të ketë nga java e ardhshme edhe pse kjo nuk është thënë me siguri të plotë.
“Ulje të çmimeve më të theksuara pritet të ketë në javën e ardhshme. Kështu është për momentin situata, por kjo nuk është me siguri të plotë, sepse mund të lëvizë edhe në anën e kundërt, por informatat janë që do të lëvizet në këtë drejtim”, ka thënë Berjani. Tutje, ai ka thënë se sot çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.16 deri 1.20 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25.
Javët e fundit, çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe ashtu sikurse edhe një numër i madh i produkteve tjera, ngritje kjo që është pritur me shqetësim nga ana e qytetarëve meqë ua kanë vështirësuar jetën.