Kunata e Bledi Çuçit, Albana Fico emërohet drejtoreshë e QSUT-së!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.12.2021, 09:24

Albana Fico është emëruar drejtoreshë e QSUT-së. Ky emërim ka ardhur pas largimit të Enkelejd Jotit, i cili ka marrë drejtimin e RTSH-së. Kujtojmë se drejtoresha e re është motra e Delina Ficos, gruas së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçit.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

Postimi:

Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit