Një 24 vjeçar ka humbur jetën pasi është plagosur me armë zjarri në një poligon të armëve në Obiliq.
Ndërkaq Sinjali mëson se viktima që humbi jetën në poligon është Blendin Bytyqi.
Poligoni ku vdiq 24 vjeçari në Obiliq, ka dalë me sqarim për media. Sipas këtij poligoni ky rast ishte vetëvrasje e qëllimshme. Tutje, sqarohet se ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë.
Ndërsa, lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, ndërsa i plagosuri ka vdekur rreth orës 19:15.
“Rreth orës 19:15, nga ana e mjekeve në QKUK është konfirmuar që viktima ka ndërruar jetë”.
Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.