Flamuri me portretet e Thaçit e Veselit vendoset në hyrje të Prishtinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.11.2021, 12:07

Disa nga bashkëluftëtarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, kanë vendosur një flamur të madh me fotografitë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në hyrje të Prishtinës.

“Ne bashkërisht, me disa bashkëluftëtarë, por edhe disa të rinj, kemi vendosur dhe kemi punuar një flamur me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë”, tha njëri nga organizatorët.

Flamuri u vendos te “rrethi i madh” në rrugën “Fehmi Lladrovci” në kryqytet.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit