Masat kufizuese nga Covid-19/ Klubi shet me 20 cent biletat për 45 minuta ndeshje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2021, 02:02

Klubi i Universitetit të Krajovës, Rumani ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen me FCSB të së dielës, me çmimin një leu(20 cent). Biletat janë të vlefshme për vetëm 45 minuta duke marrë parasysh vendimin e Qeverisë për aksesin e shikuesve në aktivitetet sportive. Kufizime më të forta dhe shtetrrethimi në orën 21:00: këto janë dy masat e fundit të qeverisë. Normalisht, ndeshja ishte caktuar për të dielën, në orën 20.30, por nga Universiteti i Krajovës saktësohej se do të fillonte në orën 20.15.

Klubi i Universitetit të Craiova ka nxjerrë në shitje, duke filluar nga mbrëmja e sotme, biletat për ndeshjen me FCSB, e cila do të zhvillohet të dielën, më 28 nëntor 2021, me fillim nga ora 20:15, në stadiumin Ion Oblemenco. Çmimi i biletës është 1 RON dhe siguron hyrjen në stadium deri në orën 21:00 dhe pas kësaj ore, tifozët do të largohen nga arena sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Biletat mund të blihen si online, në platformën Eventim.ro, ashtu edhe në pikat tradicionale të shitjes dhe spektatorët që do të jenë të pranishëm duhet të vaksinohen kundër virusit SARS-CoV 2.

Burimi:ziraeuldeiasi. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit