I shpallur “non-grata”/ Berisha sfidon SHBA-në, organizon “Foltore” në New Jersey

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.11.2021, 22:21

Edhe pse i shpallur Non-Grata, Sali Berisha ka sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes në postimi në Facebook, ai ka njoftuar se do të mbajë një foltore me shqiptarët e Amerikës. Ish-kryeministri ka ftuar të gjithë demokratët që jetojnë në New Jersey, New York, Pennsylvania, Connecticut dhe shtete të tjera që t’i bashkohen foltores në “Marriott Hotel”, në New Jersey.

Berisha do jetë në "Foltore" përmes platformës Zoom, ndërsa shqiptarët të pranishëm fizikisht.

Kujtojmë se Berisha u shpall Non-Grata nga SHBA, disa muaj më parë. Lidhur me këtë ish-kryeministri ka ngritur një padi ndaj sekretarit të shtetit, Anthony Blinken.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit