Pa mbaruar akoma hapet të hënën Rruga e Arbërit, Balluku: Mbyllet kur bie borë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 20:03

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte sot në terren për të parë punimet në Rrugën e Arbërit, nga ku u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes pasi rruga nuk është përfunduar plotësisht.Siç u njoftua, kjo rrugë do të hapet ditën e hënë më datë 29 nëntor me rastin e Festave të Pavarësisë.

Mirëpo rreziku është evident dhe të gjithë shoferët duhet të jenë të kujdesshëm kur të udhëtojnë atje, pikërisht për faktin se ende nuk është mbaruar. Balluku tha gjithashtu se rrugë do të mbyllet kur të ketë reshje bore dhe do të përdoret "By Pass-i" dhe rruga e vjetër.

Balluku tha:

Po e hapim para afatit për të lehtësuar qarkullimin gjatë dimrit dhe padyshim jemi në kushtet e kantierit, kështu që duhet shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve përsa i përket kalimit këtu. Jam me drejtor Qaton këtu, sepse ju do të merrni në dorëzim këtë aks për sigurinë rrugore dhe do ta monitoroni deri kur të jetë i përfunduar. Kjo është një rrugë në verilindje të vendit, ku shpesh ka edhe reshje dëbore, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin e rrugës. Kur të ketë reshje dëbore do të mbyllim “By Pass”-in, maksimumi 5 ditë në vit dhe do të përdoret rruga e vjetër, por në ditët e tjera do të jetë totalisht i hapur.

Rruga e Arbrit ka gjashtë tunele në total, nga ku pesë prej tyre janë përfunduar plotësisht.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit