E FUNDIT! U rrëzua aksidentalisht nga biçikleta, vdes 17-vjeçarja në Tiranë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 15:20

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku rreth orës 14:25 një shtetase 17-vjeçare me inicialet R.D.,banuese në fshatin Miknor të Pezës ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit aksidentalisht nga biçikleta e saj. Burime për mediat bëjnë me dije se ajo u dëmtua rëndë pasi u rrëzua nga biçikleta dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra. Ajo ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Univesitare Nënë Tereza.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe. Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit