Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Deçan, një nxënës që mbijetoi kthehet në vendngjarje

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 15:43

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku një autobus u sulmua me armë zjarri dhe për pasojë humbën jetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Në media raportohet se autobusi ndodhet ende në vendngjarje. Sulmi dyshohet të jetë kryer me Kallashnikov Ak47 ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhoja.

Mësohet gjithashtu se në vendin e ngjarjes ka mbërritur një nga nxënësit që i mbijetoi sulmit, i shoqëruar nga babai i tij. Ai do të merret në pyetje nga hetuesit me qëllim për të zbardhur detaje nga sulmi i rëndë. Në momentin e sulmit të mbrëmshëm, rreth orës 19:00, në autobus ishin shoferi dhe 7 nxënës. Nga sulmi humbën jetën Gentiana Mustafaj dhe Ledjan Hamzaj si dhe shoferi Gani Gjokaj.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit