Sëmundja ngjitëse që prek fëmijët po përhapet gjerësisht në Elbasan

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.11.2021, 13:31

Në Pediatrinë e Elbasanit paraqiten çdo ditë rreth 70-80 fëmijë me viroza gripale dhe sëmundjen që po përhapet tek fëmijët, e quajtur gjerësisht si sëmundjagojë-këmbë-dorë", pasi prek kryesisht këto organe. Temperatura e lartë, skuqja dhe puçrrat në këmbë, duar dhe gojë janë disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje.

Shefja e Pediatrisë Irena Palloshi, thotë se ajo është ngjitëse, ndërsa është përhapur gjerësisht tek shkollat dhe çerdhet. “Fëmijët paraqiten me temperaturë të lartë, me rrufë dhe me dhimbje të veshëve. Ndërsa fëmijët e tjerë paraqiten me puçrra në gojë, në gojë dhe duart. Transmetohet nga fëmija në fëmijë”- tha ajo. Sipas specialistëve, sëmundja përgjithësisht zgjat nga 7-10 ditë dhe nuk ka asnjë mjekim specifik ose vaksinë për parandalimin e saj, raporton Ora News.

Këshillohet që fëmijët të mbahen brenda shtëpive dhe të mos kenë kontakt me fëmijët e tjerë si psh në kopshte apo shkolla.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit