Berisha-Bashës: Rama është sot, nesër ikën, ti do futesh në burg!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 19:06

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kujtuar Lulzim Bashës dy dosjet në ngarkim të tij, atë të lobimit me Nick Muzin dhe “Toyota Yaris”. Nga foltorja e Kurbinit Berisha ka thënë se Basha është për burg si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA, ndërsa tregoi se si me ndërhyrjen e Edi Ramës, dosja hetimore u mbyll pa dhënë drejtësi.

“Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. E dini ju çfarë ndodhi me dosjen në apel? Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhe merrje pafajësi nga Gjykata e Lartë.

Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln eurto, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier në telefon më tha. I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t'ju arrestojnë. Po ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, ata s’erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndanë me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t'i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket.

I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t'i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t'i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris."-tha Berisha.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit