Shorti i pamëshirshëm/ Jashtë Botërorit do të mbetet Italia ose Ronaldo

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 18:28

Sapo është bërë me dije se Europa kompletoi xhiron e saj të parë të kualifikuesve të Botërorit në mesin e muajit nëntor, mlidhur me eliminatoret për Botërorin 2022. Kujtojmë se Holanda ishte e fundit nga kombëtaret e mëdha që preu “biletën” direkte për në Katar. Ndërkohë, ditën e sotme 12 skuadrat e mbetura play-off të cilat mësuan rrugëtimin e tyre të mundshëm drejt Katar 2022, do të luhen në muajin mars për 3 vendet e fundit.

Shorti ka qenë i pamëshirshëm sidomos me Italinë. Kjo e fundit ra në mini-grupin ku është edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos. Kampionia e Europës në fuqi, do të vihet fillimisht në shtëpi përballë Maqedonisë së Veriut dhe nëse shkon në finalen e vogël, do të luajë në transfertë ndaj fitueses së çiftit Portugali-Turqi.

Shorti:

RRUGA A

Gjysmëfinalja 1

Skoci-Ukrainë

Gjysmëfinalja 2

Uells-Austri

FINALJA

Uells/Austri-Skoci/Ukrainë

RRUGA B

Gjysmëfinalja 1

Rusi-Poloni

Gjysmëfinalja 2

Suedi-R. Çeke

FINALJA

Rusi/Poloni-Suedi/R. Çeke

RRUGA C

Gjysmëfinalja 1

Itali-Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinalja 2

Portugali-Turqi

FINALJA

Portugali/Turqi-Itali/Maqedoni e Veriut

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit