Messi nuk njeh rival! Fiton për herë të 7 Topin e Artë?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 17:18

Orët e fundit në mediat e huaja po qarkullon lajmi që Lionel Messi ka fituar Ballon D’or (Topin e Artë 2021), të dhënë nga France Football. Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Matteo Moretto, ylli i PSG-së ka informuar tashmë miqtë e tij dhe me sa duket edhe familjen e tij, për marrjen e këtij çmimi, i cili do të zyrtarizohet në Teatrin Chatelet në Paris të hënën.

Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të jetë hera e shtatë që ylli merr këtë çmim të lartë individual në futboll duke konkurruar me Robert Lewandowski dhe Karim Benzema.

Burimi: www.rt.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit