Semi bën për të qarë Donaldin/ Lexon kartolinën dhe përmend Borën: Je shoku im më i mirë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 15:21

Me rastin e ditës së “Falënderimeve”, të gjithë banorët e “Big Brother Vip” kanë shkruar kartolina. Ata duhet t’i shkruanin personit që do të takojnë kur të dalin nga aty dhe atë të cilin e falënderojnë. Ndërkohë, Semi ka qenë një nga banorët që është emocionuar më shumë gjatë leximit të kartolinës duke falënderuar në veçanti nënën e saj.

Por, një falënderim i ka shkuar edhe Donaldit për të cilin ka deklaruar se është shoku i saj më i mirë, por mes tyre është nje person shumë i rëndësishëm për ta duke iu referuar Bora Zemanit.

Më konkretisht, Semi u shpreh:

Sot, në ditën e falënderimeve njeriu i parë që do takoja sapo të dalë është ime më. Dua t’i them faleminderit për çdo gjë, për çdo lot që ka derdhur gjatë rritjes time nga pamundësia për të plotësuar çdo tekë a dëshirë. Faleminderit për netët pa gjumë, për dashurinë pa kushte, faleminderit për edukatën, faleminderit që je kaq mendjehapur, falemdinerit që më ke mësuar çfarë është liria, faleminderit që ke besuar tek unë dhe faleminderit që më ke treguar që gratë mund të jenë superheroina.
Njeriu që dua të falënderoj në këtë shtëpi është Donaldi, që ka qenë për mua në çdo gjë, pavarësisht se herë pas here e mërzitur dhe e kam kaluar masën. Je shoku im pavarësisht se në historinë tonë është dikush pak më i rëndësishëm, por je vërtet shoku im. Njeriu që i kam nxjerrë anën më të keqe në Big Brother, ka pasur disa njerëz në fakt, po faleminderit Zotit që s’e kam një anë agresive ta nxjerr aq kollaj. Njeriu që nuk e fal asnjëherë është vetja ime sepse kam marrë për të mirëqenë shëndetin tim mendor dhe e kam lënë veten të fundit në mendimet e mia.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit