Tragjedia me 45 viktima në Bullgari/ Autobusi ishte i vjetëruar, u riparua në Turqi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 14:13

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur disa ditë më parë në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, mes tyre edhe fëmijë. Aksidenti në fjalë tronditi opinionin publik shqiptar maqedonas dhe bullgar. Fillimisht u tha se autobusi ka qenë i ri dhe përdorej prej 3 vitesh, por specialistët bullgarë pretendojnë se ai ka qenë me i vjetër dhe përdorej për të paktën 15-20 vite.

Ndërkohë, Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Nacionale të Transportit me Autobusë dhe ish-anëtar i komisionit të transportit në Kuvendin e Bullgarisë, Ivajllo Konstantinov thotë se autobusi ishte model i viteve 2005-2008. Nga ana tjetër, mediat shkruajnë se autobusi mund të jetë riparuar në Turqi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit