Tragjedia në Vlorë/ Viktima me profesion farmaciste, vajza e mjekut të njohur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 13:41

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që tronditi Vlorën, ku një grua u hodh nga kati i pestë i një pallati bashkë me fëmijën e saj të mitur dhe për pasojë ndërroi jetë. Mësohet se viktima quhet Pamela Mërtiri. Ajo ishte vajza e një mjeku të njohur në Vlorë. Raportohet se 34-vjeçarja kishte ardhur në Vlorë te prindërit, pasi jetonte në Tiranë. Burime për media bëjnë me dije se ajo ishte e martuar, ndërsa martesa e saj kishte probleme dhe ajo ishte në proces divorci.

Ajo ishte farmaciste. Ka raportime se mund të ketë pasur edhe një përplasje me familjen e saj në Vlorë, që e ka çuar 34-vjeçaren drejt aktit ekstrem. Ndër të tjera, thuhet se 34-vjeçarja dhe po ashtu 1-vjeçari kanë humbur jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak. Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen "Pavarësia 2", shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit