Frikë nga përhapja e variantit të ri të Covid, Italia pezullon fluturimet me Afrikën e Jugut

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.11.2021, 12:08

Italia ka vendosur të pezullojë fluturimet nga Afrika e Jugut dhe hyrjen në vend për të gjithë udhëtarët të cilët kanë vizituar Afrikën gjatë 14 ditëve të fundit. Shkak për këtë masë është bërë zbulimi i variantit të ri të Covid dhe përhapjes së tij në Botsvana. Vendimi u nënshkrua dhe u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë i Italisë Roberto Speranza.

Të gjithë personat që kanë vizituar Afrikën Jugut gjatë dy javëve të fundit nuk do të lejohen të hyjnë në Itali. “Shkencëtarët tanë po shqyrtojnë variantin e ri B.1.1.529. “Ndërkohë ne do të marrim masat e nevojshme menjëherë”- tha ministri Speranza. Po ashtu edhe BE po planifikon që të pezullojë fluturimet nga Afrika e Jugut. Ditën e sotme një grup shkencëtarësh të OBSH-së do të mblidhen për të diskutuar në lidhje me variantin e ri të zbuluar në Afrikë dhe rrezikshmërinë që paraqet përhapja e tij në pjesën tjetër të botës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit