OKB: Çdo 11 minuta vritet një grua ose vajzë nga një anëtar i familjes së tyre

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.11.2021, 11:26

Kryetarja e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimet (UNODC), Ghada Fathi Waly ka deklaruar se çdo 11 minuta një grua ose një vajzë vritet nga një anëtar i familjes së saj. Kjo deklaratë u dha dje me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftën kundër Dhunës ndaj Grave 2021. Waly theksoi se të drejtat e grave janë shkelur dhe ulur ndjeshëm, për shkak edhe të pandemisë Covid dhe se ato kanë vështirësi serioze për të kërkuar të drejtat e tyre ose për të marrë mbështetjen që u nevojitet gjatë këtij procesi.

Waly theksoi se një e pesta e të gjitha vrasjeve të grave në mbarë botën shkaktohet nga dhuna në familje. Më tej Waly u bëri thirrje vendeve anëtare të OKB-së që të bashkëpunojnë në zbatimin e masave efektive të mbrojtjes për të parandaluar dhunën ndaj grave. Ajo tha se duhet të ndërmerren veprime urgjente për të parandaluar dhunën me bazë gjinore dhe për të mbrojtur jetën dhe të drejtat e grave dhe vajzave.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit