Kamëz/ 13-vjeçarja u tregon prindërve përdhunimin nga 32-vjeçari, zhduket abuzuesi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.11.2021, 11:04

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Gjithçka ndodhi pasi prindërit e 13-vjeçares bënë denoncim në polici. Blutë e Tiranës njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës në Tiranë dy vite më parë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit