Pavarësisht thirrjeve për ruajtjen e ambientit dhe gjobave ndaj qytetarëve, një gjë e tillë po vazhdon të mos respektohet nga shumë persona të papërgjegjshëm.
Mbeturinat po hudhen edhe në hapsira publike.
Një gjest i tillë ka ndodhur në mes të Prishtinës.
Një qytetar ka incizuar një person i cili me traktor ka hedhur mbeturina në njërën nga lagjet e kryeqytetit.
Kur ai e vëren se po incizohet, indinjohet duke e pyetur qytetarin se “kush është ai?”.
Ndërkaq ky i përgjigjet se incizimin do ta paraqes në polici.
Videoja më pas është shpërndarë në grupin "Vrojtuesit e lagjes".