Misteri rreth zemrës së Diego Maradonës vazhdon ende

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2021, 21:02

Ka pasur mister për Diego Maradonën në jetë, ka po aq mister për të në vdekje, me komplotet dhe historitë që rrethojnë varrimin e tij dhe zemrën e tij. Ka kaluar një vit që kur ikona argjentinase ka ndërruar jetë, edhe pse tashmë po bëhen disa pyetje, rreth vendndodhjes së zemrës së tij. Zemra e Maradonës u hoq në të njëjtën ditë kur ai vdiq, pasi një grup autopsie do merrej me studimin e saj. Por ka lajme se një grup mbështetësish të Gimnasia po planifikonin t'i vidhnin zemrën Maradonës. Ky informacion la të kuptohej se tifozët donin ta mbanin zemrën si trofe, por zyrtarët u lajmëruan për këtë, prandaj Maradona u varros pa zemrën e tij.

Policia ishte e shokuar se sa të gjera ishin planet për vjedhjen, pasi autorët kishin vendosur tashmë se ku të hynin në mauzole(varre madhështore) dhe si të dilnin pa u kapur. Protokolli në Argjentinë në këtë kohë është që organet e Maradonës të mbrohen në formaldehid për 10 vjet.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit