Mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Tiranë, në nder të viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari. Qytetarët kanë vendosur lule dhe qirinj për të kujtuar jetët që mbyllën sytë përgjithmonë dy ditë më parë në aksidentin fatal të ndodhur në autostradën në Bosnek, rreth orës 02.00 të mëngjesit.
44 persona, shumica shqiptarë humbën jetën në aksidentin rrugor. Kujtojmë se autobusi u përplas me bordurën për shkak se shoferin e zuri gjumi dhe më pas shpërtheu në flakë. Mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa janë shpëtuar vetëm 7 persona, të cilët kanë dalë nga dritaret.