Prokurori bullgar paraqet dyshimin më të madh për aksidentin tragjik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2021, 11:33

Zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov bazuar në ekspertizën që kanë bërë mjekët bullgarë, ka thënë se është konstatuar se të gjitha viktimat kanë vdekur si pasojë e zjarri, jo nga lëndimet e shkaktuara nga aksidenti.

“Të gjitha viktimat në autobusin e aksidentuar kanë vdekur nga mbytja si pasojë e zjarrit, e jo nga lëndimet nga vetë aksidenti, sipas të dhënave të ekspertizës mjeko-ligjore të nxjera nga hetimi”, njoftoi sot zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov.Sipas zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov, deri tani, dyshimi më i madh është gabimi njerëzor, sinjalizim i dobët.

“Versioni kryesor dhe kryesor për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut është gabimi njerëzor”, tha zëvendëskryeprokurori Sarafov.

Ai saktësoi se janë marrë parasysh shenjat e këqija, sinjalistika dhe organizimi i komunikacionit. Sarafov shprehu mendimin se organizimi i lëvizjes është i keq.

“Parmaku në të cilin është vendosur autobusi është i rrezikshëm dhe ka kontribuar në aksident”, tha ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit